Presidenti, padi tjeter penale ndaj Dvoranit, fakte te reja

Presidenti, padi tjeter penale ndaj Dvoranit, fakte te reja

39
0
Shares

Keshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj tha sot se po pergadisin nje kallezim te dyte ndaj kreut te KED, Ardian Dvorano.

”Do te ketë një kallëzim shtese që do të depozitohet brenda kësaj jave me fakte të reja ndaj Dvoranit, se si ky i fundit ka ndërhyrë për të shtrembëruar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushetuese. Në këtë padi do shikoni edhe njerëz të tjerë të përfshirë në shtrembërimin e fakteve dhe prova që bien ndesh me vullnetit në procesin e emerimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që kishin vetëm një qëllim dhe synim që Presidentit të mos shprehej për emërimet në Kushtetuese.’, tha Dervishaj gjate nje interviste per Syri.tv.

Dervishaj tha se kreu i KED-së e ka përfunduar me kohë mandatin e tij, por është aty për qëllime që tashmë janë të njohura.

‘Dorëheqja është një akt moral, që është në dorën e tij ta japë ose jo. Po përveç anës morale, ky zotëri e dini që ka hyrë në vitin e 17-të të detyrës së tij, kur Kushtetuta i ka dhënë një mandat prej 9 vitesh. A ka më llogjikë të qëndrojë?’

Dervishaj tha ndër të tjera se Presidenti e ka ndjekur çështjen e emërimeve që në gjenezë.

‘Që do të thotë që nëse do të kthehemi pasi në gjenezë te problem, Presidenti në mënyrë të vazhduar ka zbatuar parimin e luajitetit kushtetues. Nuk e ka shpikuar Presidenti të drejtën kushtetuese, por ka ekzistuar që në parimet e para e drejta kushtetuese.

Këta duhet të bashkëpunonin me Presidentin që gjithçka të shkonte në formë prefekte. Gjë që këta jo vetëm nuk e kanë bërë, por i kanë vënë shkopinj nën rrota, për qëllime që tashmë janë të ditura’. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY