Tragjedi në Bulqizë, bombola e gazit i merr jetën nënës dhe dy...

Tragjedi në Bulqizë, bombola e gazit i merr jetën nënës dhe dy fëmijëve

69
0
Shares

Policia zbardh ngjarjen e rende te ndodhur në Bulqizë. Tre pjesëtarë të një familjeje, nëna me dy fëmijët,  humbën jetën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit.

“Në  Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit” njoftoi policia.

I plagosur rëndë është edhe një person. Është kërkuar dërgimi i një helikopteri për transportimin e tij drejt Tiranës.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY