Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar një kërkesë për deklarim pasurie Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Ka qene vete nje oficere e OFL e cila ka dhene vetem inicialet, por jane zbardhur nga mediat emrat e tyre te plote.
“Ne zbatim te ligjit special per masat pasurore te indiviteve te denuar apo akuzuar per krim te organizuar, OFL sapo i ka nisur kërkesën me shkrim per tu plotesuar me shkrim shtetasit : L.B 49 vjec, lindur e banues në Durres, drejtues i një grupi kriminal autor i veprave penale “grup i strukturuar kriminal”, “trafikim i lendeve narkotike” “pastrim i produkteve te veprave penale”. Ky shtetas në vitin 2012 është dënuar me burg të përjetshëm e në 2016 gjykata e Apelit te Durrësit ka vendosur lirimin e tij me kusht.
“A.Ç, 52 vjec i arrestuar ne flagrance per vrasje te punonjesve te policise i mbetur ne tentative dhe “armembajtje pa leje”. Ky shtetas dyshohet si nje organizator i nje sere vrasjesh te ndodhura ne Elbasan per motive hakmarrje. Dyshohet se ky shtetas se bashku me te aferm te tij ka kryer vrasje me pagese per periudhen 2009-2016.
Si subjekt i ligjit special, keta individe duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh me shkrim e më pas përgjigjet e marra do i dërgojnë në SPAK që jo më shumë se 15 ditë do vlerësojë dosjen e pergatitur nga OFL për aktivitetin kriminal dhe pasurinë e tyre. Sapo te beje kete vleresim, SPAK duhet ti kerkoje gjykates speciale masen e sekuestrimit per pasurine e subjekteve”,– u shpreh ajo.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1533198886829359/
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












