VIDEO/Drejtoria Detare ngre alarmin për dy datat: Moti i përkeqësuar do të...

VIDEO/Drejtoria Detare ngre alarmin për dy datat: Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë

65
0
Shares

Moti do te perkeqësohet në vendin tonë. Lajmin e ka bere te ditur dhe drejtoria e Përgjithshme Detare, e cila njoftoi se në datën 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet, dhe se duhen marrë masa për mjetet e lundrimit.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, njofton drejtoria e përgjithshme detare.

https://www.facebook.com/drejtoriadetare/videos/182713226298689/?t=0

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY