Edi Rama kercenon gjykatesit dhe prokuroret: 48 ore kohe te deklarojne pasurite

Edi Rama kercenon gjykatesit dhe prokuroret: 48 ore kohe te deklarojne pasurite

78
0
Shares

Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka bërë thirrje gjykatësve dhe prokurorëve që të deklarojnë pasuritë e tyre dhe për këtë kanë vetëm 48 orë kohë. Rama e beri kete deklarate ndersa prezantoi njësinë speciale që do të godasë grupin Anti-KÇK, sipas tij.

Vendimi i qeverise per te krijuar me akt nenligjor nje force te tille policore eshte konsideruar e paligjshme nga opozita dhe dyshuese nga zyrtare te komunitetit nderkombetar.

“Rasti më i fundit ishte ai i një gjykatëse pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër. Por vetëm me xhep. Që ka sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm e do duhet të vuajmë akoma. Pasi ka gjykatës dhe prokurorë që e dinë shumë mirë se s’kanë për ta kaluar vettingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë me moton; “kap ça të kapësh”.

Dhe për ta kjo paketë ka një ilaç; Do përgjigjen. Në mos sot, nesër. Njësoj si sot, që erdhi koha të përgjigjen ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ për pasuritë e tyre, per shtëpite, bizneset, makinat, tokat. Vettingu nuk është gjykatë, as prokurori. Vettuingu nuk ka për detyrë që të ndëshkojë ata të cilët kanë vënë pasuri marramendëse duke e përdorur çekiçin e drejtësisë për të thyer kafkën e drejtësisë.

Por është faza kur ndotet ‘i njomi me të thatin’. Në të shumtën e herës këta jenë kriminelë dhe jo gjykatës. Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe do u kërkohet brenda 48 orësh që të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.

Dhe pastaj formulari do të shkoj së tek SPAK. Dhe nga SPAK, në gjykatë. Ata do duhet të vinë para gjykatësit deh do duhet të tregojnë se sa fort kanë punuar tokën. Sa ullinj dhe portokalle kanë mbledhur.”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY