DURRES/ Vret gruan me thike, 3 femije pa nene, mesohen motivet

DURRES/ Vret gruan me thike, 3 femije pa nene, mesohen motivet

268
0
Shares

Një 45-vjeçar vrau sot me thikë bashkëshorten e tij pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Lulzim Cuku, baba i tre fëmijëve, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, rreth orës 23:55, bashkëshorten e tij, konkretisht Manjola Cukun, 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Po ashtu mësohet se autori, i cili punon si roje në një biznes, fill pas krimit është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një sherr banal mes çiftit. Burime policore bënë me dije se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, Lulëzim Cukut, ndërsa ky i fundit ka shkuar deri më marrëzi sa ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e 3 fëmijëve të tij të mitur.

Nga plagët e marra në organet jetësore 33-vjeçarja ka humbur jetën.

Ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin.

Lojtës Videosh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY