Një tender për bicikletat në rrugën Vlorë-Rradhimë-Orikum

Një tender për bicikletat në rrugën Vlorë-Rradhimë-Orikum

309
0
Shares

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për projektimin për rikualifikimin e Zonës Bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum Loti III. Fondi limit është 53 milionë e 943 mijë lekë ndërsa afati i aplikimeve është deri me 14 shkurt 2020.

Zona e projektimit përfshin një gjatësia totale të zonës së rikualifikimit të vijës bregdetare prej 5.9 km, korridor bicikletash e këmbësorësh 5.3km, shëtitore të reja 5 km si dhe një sipërfaqe totale të zonave të ndërhyrjes së peizazhit dhe rimodelimit të plazhit 26 hektarë.

“Për këto zona do të kryhet një studim i thellë për kërkimin dhe identifikimin e karakteristikave të zonës, problemeve dhe potencialeve në bazë të të cilave do të gjykohet për zgjedhjen më të mirë të projektit të zbatimit”shkruhet në dokumentet e tenderit.

Ndërhyrjet duhet të synojnë:

 Krijimi i nje korsie bicikletash / kembesoresh

– Përcaktimi i vendeve të parkimit

– Përmirësimet e propozuara për rritjen e sigurisë rrugore në vendet e zgjedhura

– Propozime për rregullimin e gardheve dhe hyrjeve përgjatë rrugës

– Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ

– Trajtimi i mureve mbajtës aty ku është e nevojshme

– Peisazhit / vegjetacioni në anë të rrugës

Rikualifikimi i zonës së përroit të Rradhimës dhe zonës bregdetare përreth me sipërfaqe 4.5ha.

Vlerësimi për krijimin e një zone rekreative bregdetare me gjelbërim dhe ambiente sportive në natyrë për të mbuluar një sipërfaqe prej afërsisht 4ha. Bregu i rrjedhës dhe brigjet e lumenjve do të përfshihen si zonë e gjelbërimit të peizazhit. Zona do të përshkohet nga korridori i çiklizmit / ecjes që do të përshkojë rrjedhën. Strukturat ekzistuese do të jenë të integruara por me kusht plotësimin e standardeve estetike dhe operacionale të propozuara nga projekti.

– Koncepti i projektimit të një parku dhe masterplani / Propozime për komponentët programorë, aktivitetet dhe shërbimet

– Projektimi i qarkullimit të automjeteve dhe zonave të parkimit

– Projektimi i zonave sportive në natyrë

– Krijimi i një korsie bicikletash / ecjeje

– Rikualifikimi i zonës së plazhit / Projektimi i shëtitores bregdetare dhe zonave të pushimit (500m)

– Integrimi i rrjedhës së ujrave në projektet e peisazhit të plazhit

– Rregullimi i aksesit e publikut, krijimi i shkallareve dhe pikat e hyrjes kur është e nevojshme

– Peisazhi dhe bimësia

– Sigurimi i shërbimeve të plazhit dhe mbështetjes urbane

– Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ

– Sigurimi udhëzuesve për disiplinimin e strukturave ekzistues

Rikualifikimi i segmentit bregdetar nga përroi i Rradhimës deri në kryqëzimin e rrugës (3.6ha).

Projektimi për rikualifikimin e vijës bregdetare dhe vlerësimin për krijimin e një shëtitore të vazhdueshme publike në bregdet dhe përmirësimin e zonave të plazhit përmes peisazhit.

– Përgatitja e masterplanit të dy zonave

– Krijimi i një korridori të vazhdueshëm shëtitore publik përgjatë bregut të detit për 850m.

– Rregullimi i gardheve dhe hyrjeve të shëtitores / disiplinimin e ndërtimeve informale

– Rimodelimi i plazhit / Rregullimi i moleve ekzistuese / strukturave bregdetare

– Gjelberimi dhe peisazhimi i zonave të gjelbërta

– Sigurimi i kushteve për banjot publike

– Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ

– Zgjidhje të integruara të infrastrukturë

Rikualifikimi i segmentit bregdetar nga fundi i segmentit 2 deri në portin e peshkimit (2.2ha).

Projekti për rikualifikimin e vijës bregdetare dhe rimodelimin e zonës së plazhit.

– Masterplani i zonës

– Krijimi i shëtitoreve dhe zonave të pushimit

– Rimodelimi i plazhit / Rregullimi i skelave ekzistuese / strukturat bregdetare

– Sigurimi i kushteve për banjot publike

– Mbjellja dhe bimësia

– Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ

– Zgjidhje të integruara të infrastrukturës

Përshtatja e segmentit të vijës bregdetare nga porti i peshkimit deri në fund të anashkalimit (5.3ha)

Projekti për rikualifikimin e vijës bregdetare dhe përmirësimin e zonave të plazhit përmes peisazhit.

– Rimodelimi i plazhit / Rregullimi i skelave ekzistuese / strukturat bregdetare

– Krijimi i shëtitoreve dhe zonave të pushimit

– Mbjellja dhe peisazhi i zonave të gjelbërta

– Disiplinimi i strukturave ekzistuese

– Sigurimi i lehtësirave për banjot publike dhe shërbimet

– Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ

– Zgjidhje të integruara të infrastrukturë

Rikualifikimi i zonës bregdetare të plazhit të Orikumit (10.4ha) dhe krijimin e shëtitoreve të vazhdueshme

Projekti për rikualifikimin e vijës bregdetare dhe vlerësimin për krijimin e një shëtitore të vazhdueshme publike në bregdet dhe përmirësimin e zonave të plazhit përmes peisazhit.

– Krijimi i shëtitoreve të vazhdueshme bregdetare

– Përcaktimi i aksesit të publikut dhe krijmi i lidhjeve midis rrugës bregdetare dhe bregdetit.

– Disiplinimi i strukturave ekzistuese dhe ofrimi i zgjidhjeve të integruar për organizimin e shërbimeve të plazhit

– Rikualifikimi i zonës së plazhit (shtigjet për shëtitje, vendqendrimet, gjelbërimin, mbrojtje nga dielli) / krijimin e strukturave të reja ose rregullimit të skelave ekzistuese / strukturat bregdetare

– Sigurimi i kushteve për banjot publike

– Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ

– Zgjidhje të integruara të infrastrukturës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY