Aksident ne rrugen Shkoder- Koplik, humb jeten nje burre

Aksident ne rrugen Shkoder- Koplik, humb jeten nje burre

54
0
Shares

Nje aksident ka ndodhur ne Shkoder kete pasdite ku humbi jeten nje person.

Detaje te reja nga aksidenti, si vdiq gruaja e deejtuesit te mjetit:

Malësi e Madhe/Informacion sqarues
Ne vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati Zagorë , Malësia e Madhe ju informojmë se:
Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit te mjetit, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti është përplasur me sinjalistikën anësore, dhe ka dalë në skarpatin e rrugës. Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D. 57 vjeçe e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

ME HERET/ Malesi e Madhe/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY