Ndryshon premtimi/ Ministri Ahmetaj thotë se 500 shtëpitë e reja në Lac...

Ndryshon premtimi/ Ministri Ahmetaj thotë se 500 shtëpitë e reja në Lac do të jenë me qera

155
0
Shares

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ndërsa ka shpjeguar sot procedurat që duhet të ndjekin banorët e  prekur nga tërmeti, në mënyrë që ata të përfitojnë nga procesi i rindërtimit, tha se 500 apartamentet që do të ndërtohen nga qeveria turke në Lac do të jenë me qera. Më herët është thënë se këto banesa do të shpërndahen falas për banorët që iu shembën pallatet.

Ahmetaj tha se deri tani janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. “Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit”.

Ahmetaj tha se qytetarët duhet të aplikojnë pranë njësive vendore. “Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë. Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative”.

Ministri tha se procesi i aplikimit do të zgjasë 30 ditë dhe brenda kësaj periudhe duhet të ketë mbaruar ky proces me të gjitha dosjet. “Që nga sistemi i aplikimit online, deri te momenti i pikëzimit, duhet kaluar në këshillat bashkiake. Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare”, tha ministri i rindërtimit.

Shqipëria u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë banesa dhe pallate janë aktualisht të pabanueshme, me dëmet më të rënda në Durrës, Laç e Tiranë. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY