Plagoset i riu në Elbasan, policia jep detajet zyrtare: Nuk pati shkëmbim zjarri mes makinave

Ndaje

Një 23-vjeçar mbeti i plagosur gjatë një përplasje me armë në Elbasan.  Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.P.

Nga burimet mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje, por policia thotë se nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

“Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit me armë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje