Pedagogët ende pa paga, reagon sërish opozita

Pedagogët ende pa paga, reagon sërish opozita

35
0
Shares

Padagogët vijpjnë të jenë ende pa paga ndërkohë ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar sërish. “Qeveria mendon vetëm për koncensione e udhëtime luksi”, ka deklaruar Vokshi.

Deklarata e Vokshit:

Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY