Modelja Trejsi Sejdini flet për herë të parë pas problemeve me të dashurin në kërkim si boss droge

Ndaje

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit”, ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet se i dashuri i saj boss ishte në kërkim për një ngjarje të rëndë.

Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë gjatë vitit të kaluar edhe për shkak të problemeve me drejtësinë dhe të dashurin Leonard Duka.

Për here të parë pas këtij skandali, Trejsi vendos të prononcohet në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora. Trejsi shprehet se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar, ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

Ester BylykuKe qenë pjesë e skandaleve për një kohë të gjatë, dhe ashtu siç ti the, emri yt është keqpërdorur. Cila është e vërteta?

Trejsi SejdiniE vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme.

Ester BylykuPra ti nuk ke lidhje me asnjë bandë?

Trejsi SejdiniUnë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje