LAJM I FUNDIT/ Sulmohet me raketa iraniane rruga e Ambasadave Perëndimore në...

LAJM I FUNDIT/ Sulmohet me raketa iraniane rruga e Ambasadave Perëndimore në Bagdad

159
0
Shares

Tjetër sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amërikës në Irak dhe vendeve perëndimore. Pas sulmit të një nate më parë një tjetër është ndërmarrë para pak çastesh. Mësohet se 2 raketa “Katjusha” janë hedhur në atë që njihet si “Zona e gjelbër” në Bagdad ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurisë për mediat ndërkombëtare. Washington Post shkruan se nuk ka pasur viktima.

Menjëherë në ambasadën amerikane janë dëgjuar sirenat e alarmit.
Reuters shkruan se njëra nga raketat shpërtheu 100 metra larg murit të ambasadës.

Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë
me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre. Sulmet janë hakmarrje
ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY