Kërcënime të forta nga Irani pas sulmit, Presidenti Rouhani: Ne do t’i...

Kërcënime të forta nga Irani pas sulmit, Presidenti Rouhani: Ne do t’i presim këmbët e SHBA

191
0
Shares

I ashpër ka qenë udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, teksa ka reaguar pas sulmeve me raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Irak.

Në një deklaratë bërë para shumë mbeshtetesve, pak pas sulmeve, ai ka thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj sulmit të SHBA-së dhe vrasjes se gjeneralit më të lartë iranian Qasem Soleimani.

“I dhamë një shuplakë në fytyrë. Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. E rëndësishme është që prezenca e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”, deklaroi prere ai.

Khamenei gjithashtu tha se Amerika u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një “terrorist” i cili ishte “i padrejtë dhe i padrejtë”.

“Populli i Iranit dha një përgjigje shtypëse,” tha Khamenei, ndërsa turma brohoriste, “Vdekja për Amerikën”.

Nderkaq, Presidenti iranian Rouhani, duke folur pas sulmit tha se “Ne do t’i presim këmbët e SHBA”.

Nga sulmi me raketa balistike të nisura nga Irani, u goditën dy baza ajrore amerikane në Irak. Televizioni iranian ka folur për 80 të vdekur dhe qindra të plagosur, por nuk ka ende nga ana e SHBA të dhëna zyrtare lidhur me pasojat e ketij sulmi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY