Detaje të reja për ekzekutimin e Kastriot Reçit në Rrëshen, u qëllua...

Detaje të reja për ekzekutimin e Kastriot Reçit në Rrëshen, u qëllua me snajper nga 150 metër largësi

175
0
Shares

Disa persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, një ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. 47-vjecari është qëlluar me snjaper nga një distance 150 metra.

Personat janë marrë në pyetje, por ende nuk ka asnjë të ndaluar. Policia vijon kontrollet në zone në lidhje me autoret, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona.  Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë së bashku me të vëllane dhe sapo kishin parkuar makinen po hynin ne lokalin në pronesi të tyre.

Ndërkohë, sot në lidhje me “ABC e mëngjesit”, gazetari Gjergj Figuri bën të ditur se hetimet nuk kanë sjellë asgjë të re. Gjetja e snajperit ka vështirësuar punën për gjetjen e autorit. Viktima qëndronte gjithmonë në të njëjtin lokal duke u ulur te cepi i lokalit, për shkak se i druhej një atentati të mundshëm.

Atentatorët kanë gjetur një pikë ku ta godisnin pa u vënë re. Kamerat kanë filmuar autorin i cili ka qënë i maskuar duke bërë të vështirë edhe identifikim e tij. Ndërkohë shoqërimi i familjarëve të viktimave nuk ka sjellë asgjë të re, pasi kanë mohuar përfshirjen. Do të jetë shumë e vështirë pasi në Mirditë dhe në tërësi në Shqipëri shumat e ofruara për ngjarje të tilla nuk kanë sjellë gjetje të informacioneve, pasi i druhen një rreziku, raporton gazetari.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY