DETAJE/Të shtëna me armë zjarri në një banesë, 47-vjeçari qëllon mikun me...

DETAJE/Të shtëna me armë zjarri në një banesë, 47-vjeçari qëllon mikun me pushkë

271
0
Shares

Një 47-vjeçar me iniciale Gj. V., është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij, shtetasit me iniciale P. L..

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Toplanë në Vaun e Dejës, pas një konflikti mes autorit dhe të plagosurit, që sipas policisë ata ishin edhe miq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin). Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY