Amerikanët vrasin një komandant tjetër proiranian në Irak

Amerikanët vrasin një komandant tjetër proiranian në Irak

179
0
Shares

Nje sulm i ri ajror amerikan në Irak, në veri të kryeqytetit Bagdad, vrau një komandant të Forcave të Mobilizimit Popullor (Hashd al Shaabi), ndërkohë që në Bagdad u zhvillua një ceremoni per gjeneralin e vrarë Soleimani.

Sipas tv iranian Press TV, komandanti i vrarë ishte Shibl al Zaidi, drejtuesi i Brigadave Imam Ali Aliu, një milici që është pjesë e Njësive Popullore të Mobilizimit (PMU) të lidhur me Iranin. Gjithashtu u raportua edhe vrasja e vëllait të tij dhe pesë truprojave.

Ndërkohë, burimet zyrtare irakene e kanë mohuar lajmin.

Pas vrasjes dje të gjeneral Qassem Soleimani, ambasadori iranian në OKB Takht Ravanchi, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres shkruan se “vrasja e gjeneralit Qassem Soleimani është një shembull i qartë i terrorizmit shtetëror dhe, si një veprim kriminal, që përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ato të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë bëhet e ditur se funerali i gjeneralit iranian të vrarë dje nga SHBA ka nisur të mbahet në Bagdad dhe në dy qytetet e shenjta shiite të Najaf dhe Kerbala dhe më pas do të transferohet në Iran.

 

Mijëra Irakienë po marrin pjesë në Bagdad në funeralin e Qassem Soleimanit duke brohoritur parulla të tilla si “Vdekja për Amerikën”.

Sipas transmetuesit ‘Press Tv’, trupi i gjeneralit po shoqërohet edhe nga trupat e dy bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të cilët cilët gjithashtu mbetën të vrarë gjatë sulmit të SHBA.

“Vrasja e Soleimanit shpëtoi shumë jetë”. Me këto fjalë Presidenti amerikan Donald Trump motivoi sulmin e djeshëm dhe vrasjen e gjeneralit Soleimani që ai urdhëroi.

“Mbrëmë ne vepruam për të ndaluar një luftë, jo për ta filluar atë. Unë kam respekt të thellë për popullin iranian, ata janë njerëz të jashtëzakonshëm me një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe potencial të pakufizuar. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e regjimit, por agresioni i regjimi iranian në rajon, përfshirë përdorimin e luftëtarëve për të destabilizuar fqinjët e tij, duhet të përfundojë tani “.

“Gjenerali po planifikonte sulme ndaj diplomatëve amerikanë dhe personelit ushtarak”, tha Trump, duke siguruar që Uashingtoni është i gatshëm të përballet me çdo përgjigje ushtarake nga Irani.

Soleimani, 62 vjeç, konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Khamenei.

Nderkaq Irani ka nisur përgaditje të reja per te reaguar, sic deklaron. “Ka indikacione që Irani ka ngritur gatishmërinë e forcës së saj raketore balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi’, tha per CNN nje zyrtar amerikan i sigurisë.

‘SHBA- tha ai po kryejnë mbikëqyrje me anë të satelitëve dhe mjeteve të tjera për të përcaktuar sesa shpejt raketat e Iranit mund të jenë gati për të goditur’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY