Për pak përsëritej aksidenti tragjik në Tiranë, si shpëtuan dy kalimtarët te...

Për pak përsëritej aksidenti tragjik në Tiranë, si shpëtuan dy kalimtarët te “Ura e Tabakëve”

71
0
Shares

Një aksident ka ndodhur tek Ura e Tabakëve në Tiranë ku një automjet me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar jetën e dy kalimtarëve të cilët mrekullisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Ka qenë pikërisht një pemë e cila ka shpëtuar jo vetëm kalimtarët por edhe drejtuesin e automjetit i cili me shumë gjasa do të përfundonte në lumin Lanë.

Në fotot e publikuara nga faqja e Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dallohet automjeti ngjyrë gri i cili ndodhet në trotuarin afër shtratit të lumit Lanë i goditur me pemën.

Kujtojme se vetem dy ditë më parë një aksident në ‘Xhammlik’, tek rruga Xhanfize Keko në Tiranë i mori jetën dy kalimtarëve Erjon Balla, 36 vjeç, dhe Hidajete Salliu, 73 vjeçtë cilët edhe pse nuk kishin lidhje fare me aksidentin e ndodhur mes dy automjeteve, u përplasën në trotuar nga një ‘Volkswagen Beatles’.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY