Postimi i Salianjit per anijen qe rri ne port

Postimi i Salianjit per anijen qe rri ne port

154
0
Shares

ish deputeti Ervin Salianji ka uruar vitin e ri sot duke ironizuar ata qe bejne sehir ndersa jane ne opozite. “Nëse qëllimi më i lartë i kapitenit do të ishte ruajtja e anijes, ai do ta mbante atë të ankoruar përjetësisht në port thoshte me të drejtë Thoma Akuini”, thote Salianji.

Ne vijim postimi i Salianjit

Nëse qëllimi më i lartë i kapitenit do të ishte ruajtja e anijes, ai do ta mbante atë të ankoruar përjetësisht në port thoshte me të drejtë Thoma Akuini

Të nderuar miq, ky vit ishte për Shqipërinë 🇦🇱 njê annus horribilis/ një vit i tmerrshëm! Të gjithë bashkë përjetuam drama natyrore, tërmeti la pas viktima dhe plagë të medha qe do te duan energji të medha per ti rikuperuar, rendi dhe siguria publike degradoi deri ne orët e fundit të ketij viti me shperthime dhe tentativa vrasjesh, varferia kapi qiellin, shumë prej familjeve tona perjetuan ndarjen më familjarët qe emigruan te pashpresë në kerkim te nje jete me te mirë, biznesi perjetoi tkurrje, shendetesia traumë, arsimi braktisje, fermeri mundim dhe braktisje… shumë u dorëzuan por shumë të tjere u perpoqen dhe luftuan për te ndryshuar këtë realitet! Nuk qendruan ne port, nuk e ruajten anijen e tyre por dolën në det të hapur, u perplasën me dallge dhe stuhi, me shtrengata dhe me hile por me shpresën se destinacioni i ri do jetë e mira u perballên! Sepse ky vend 🇦🇱 ka forcë, ky vend ka njerez që nuk dorëzohen dhe luftojnë, me shpresën se e mira do vijë, se përpjekja shpêrblehet!

Të marrim më të mirat e këtij viti që po lemë pas dhe të nisim një rrugëtim me shpresë, dashuri për njëri tjetrin dhe me më të mirat për familjet dhe gjithësecilin në këtë vit te ri!

Urimet më të mira për një vit të mbarë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY