Ilir Meta dekoron me titullin me te larte atentatorin Vasil Laci

Ilir Meta dekoron me titullin me te larte atentatorin Vasil Laci

321
0
Shares

Me nje gjest suprize, Ilir Meta ka dekretuar sot nje dekorim me titullin me te larte “Urdherin e Skenderbeut” per atentatorin Vasil Laci.

Laci kreu nje atentat ndaj mekembesit te Mbretit Viktor Emanuel gjate kohes se pushtimit italian ne Shqiperi. Laci mban nderkohe disa nga dekoratat me te larta qe jane dhene nga shteti shqiptar..

Komenti i Metes:

Të dashur qytetarë!
Sot po mbyllim vitin 2019 edhe si vitin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një nga epopetë më të ndritura të popullit tonë në betejat për liri, çlirim, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.

Për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm ta përkujtonim me madhështinë që meritonte këtë 75-vjetor të Çlirimit!

Por sot kam kënaqësinë dhe nderin të ndaj me ju vlerësimin me Dekoratën më të lartë, atë të “Flamurit Kombëtar”, të njërit prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Vasil Laçit.

Në moshën 19 vjeçare, Vasil Laçi në 17 Maj 1941 i foli pushtuesit në emër të mbarë popullit shqiptar në gjuhën që meritonte përmes aktit të tij historik.

Edhe pse një akt tërësisht individual, ai ishte një akt i ndërgjegjshëm patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.

I bindur në sakrificën më sublime që po bënte, Vasil Laçi me krismat e tij zgjoi fort ndërgjegjen kombëtare të rinisë shqiptare dhe popullit tonë, duke u treguar se rruga e lirisë kërkonte përballje me pushtuesin dhe vendosmëri për sakrificat më sublime.

Përmes këtij akti sublim, Vasil Laçi ndërpreu poezitë dhe rininë e tij për t’i treguar mbarë rinisë se cila ishte rruga për realizimin e ëndrrës së Lirisë.

Akti heroik i Vasil Laçit kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut! 🇦🇱

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY