VENDIMI/Administrata në festë, qeveria iu zgjat pushimet

VENDIMI/Administrata në festë, qeveria iu zgjat pushimet

455
0
Shares

Qeveria ka vendosur që administrata të jetë pushim deri në 6 janar. Ditët 1 dhe 2 janar janë pushim për shkak të Vitit të Ri, që respektivisht i bie e enjte dhe e premte.

Por në mbledhjen e djeshme të qeverisë është vendosur që pushim të bëhet edhe data 3 janar, që i bie ditë e premte.

Duke qenë se më pas i bie e shtunë e dielë, punonjësit e administratës do të duhet të kthehen në punë në datën 6 janar, ditën e hënë.

Në projektligjin e miratuar nga qeveria është vendosur që 3 janari do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY