Flet sërish Rita Petro sërish: Pse votova për Arilenën dhe cili ishte...

Flet sërish Rita Petro sërish: Pse votova për Arilenën dhe cili ishte gabimi i Elvanës

83
0
Shares

Festivali i 58-të në RTSH u shoqërua me shumë polemika, sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese.  Trofeun e rrëmbeu Arilena Ara, ndërsa prej javësh ishte përfolur si fituese Elvana Gjata. Pas kësaj të gjitha sulmet u adresuan tek juria.

Në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka folur shkrimtarja Rita Petro, e cila ishte edhe pjesë e jurisë.

Gjatë bisedës në studio, Petro u shpreh se votën e saj e kishte dhënë për fituesen. Ndërsa pasi u ndal tek Elvana Gjata, shkrimtarja theksoi se këngëtarja duhetj te ishte treguar më e kujdesshme me tekstin. Sipas saj shumë njerëz nuk e kanë kuptuar ‘Me t’tana”, pasi nuk është shkruar si duhet.

Edhe nëse e hedhin të tjerët këngëtari duhet të tregohet i kujdesshëm se unë e kam “me t’tana”. Edhe një gabim që nuk e komunikon mendimin në sintaksë “t’i kam fal ty të tana ose “të jam fal ty me të tana”. Edhe në pjesën gramatikore ka diçka që nuk shkon. Duhet të gjejnë edhe një redaktor. Dihet që fjalët bashkohen me njëra-tjetrën’, tha Petro, teksa shtoi se Elvana duhet të jetë shumë e lumtur që gjithë ata njerëz e pëlqejnë e durtrokasin dhe ngrihen në këmbë për të.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY