Mazhoranca çon sërish Metën në Venecia, çfarë kërkojnë këtë herë

Mazhoranca çon sërish Metën në Venecia, çfarë kërkojnë këtë herë

27
0
Shares

Maxhoranca çon sërish presidentin Ilir Meta në Venecia. Komisioni Hetimor përgatiti 5 pyetje për të cilat kërkojnë opinion ligjor nga organi i lartë të cilat kanë të bëjnë edhe me gjyqtaren Arta Vorpsi

Maxhoranca kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa I takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht u kërkua  shtyrja e komisionit hetimor për presidentin Ilir Meta me 4 muaj.

Vetë kryetari, Ulsi Manja bëri propozimin sot në mbledhje, ndërkohë deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkoi që të merret në pyetje edhe kreu I KED-së Ardian Dvorani.

5 Pyetjet

1- A mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit gjyqtarit kushtetues kur ai në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsidehet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2 -Emërimi I gjyqtarit Kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga organi competent I KED-së a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj.

A e cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj?

A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor.

A bie ndesh me frymën e mekanizma zhbllokues  në zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese

3-  A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar.

4- Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemniteti si akt cfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë.

A është betimi me shkrim si formë për të plotësuar kushtin e betimit.

5-Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standarteve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës./Ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY