Qeveria mbyll shtigjet e sakandaleve qindramilionëshe, çfarë tha sonte Erion Braçe

Ndaje

Zv/Kryeministri Erion Braçe deklaroi sonte për herë të parë se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar. I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, ai u shpreh se “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”. Brace tha se kjo gjë është thënë një muaj më parë. Por nuk është ashtu. Të paktën publikisht nuk e ka thënë as një zyrtar I qeverisë qoftë në mënyrë formale apo informale. Ky është koncesioni I dytë që shoqërohet me dorrëheqje të kompanisë pas atij që lidhte Thumanën me Vorën e ishte projektuar për Gener.

Koncesioni Milot Balldre ishte gazi i kësaj qeverie që kishte planifikuar një investim mbi 300 milionë dollar për 17 km autrostradë.

Mustafa Nano: Një nga kërkesat e PD është të anulohen PPP?

Braçe: “E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje