Bebe Rexha, për herë të parë një intervistë në ekranin shqiptar, flet për burrin shqiptar që ëndëron

Ndaje

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ishte në Shqipëri këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Por Bebe gjeti kohë herë të parë për të dhënë një intervistë në ekranin shqiptar!

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe iu përgjigj një sëri pyetjesh lidhur me jetën e saj personale dhe karrierën.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”.

“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, – tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”

Intervistën e parë në Shqipëri të Bebe Rexhës e gjeni në linkun e mëposhtëm:

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje