Këngëtarja e famshme shqiptare probleme me shëndetin: Po më shkatërron vërtetë

Këngëtarja e famshme shqiptare probleme me shëndetin: Po më shkatërron vërtetë

103
0
Shares

Së fundmi nuk po ndjehet edhe artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Këngëtarja e njohur po vuan nga një problem nga grykët dhe duket se ende nuk ka mundur të rikuperohet.

Kjo e fundit publikoi një shkrim në InstaStory, duke treguar problemet me shëndetin mental dhe fizik e përcjellin atë ashtu si çdo të famshëm. Edhe pse jeta e saj mund të duket e lehtë – edhe ajo përballet me problemet që ka thuajse çdo njeri i zakonshëm.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY