Meta përshëndet deklaratën e DASH, tregon detaje nga biseda më Palmerin

Meta përshëndet deklaratën e DASH, tregon detaje nga biseda më Palmerin

47
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta tha sot në mbrëmje se deklarata e Departamentit të Shtetit është vlerësuar maksimalisht prej tij. Ndërkohë në vijim ai thotë se i qëndron të gjitha deklaratave që ka bërë 5 vitet e fundit për zyrtarët e lartë amerikanë, të cilat edhe i ka përsëritur gjatë bisedës me Palmerin.

Deklarata e Metës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA, për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z. Mattheë Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY