Sherr me Blushin, zbulohet arsyeja pse u largua moderatori nga Top Channel

Prej ditësh në mediat online po qarkullon lajmi i largimit të Florian Agalliut nga Top Channel dhe nga emisioni “Në shtëpinë tonë”.

Flori dhe bashkëshortja e tij thuhej se kanë vendosur të largohen nga drejtimi dhe nga autorësia e këtij programi për arsye personale të pazbuluara këto deri tani.

Agjenti 00Thumb këtë të diel në emisionin “Thumb On” ka treguar se  e vërteta e largimit të Florian Agalliut nga “Në shtëpinë tonë” ka qenë për shkak të një sherri me Ben Blushi.  Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale.

Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Agalliut dhe bashkëshortes së tij Renisës, e cila ka qenë autore e këtij programi prej vitesh, që të largohen përfundimisht nga Top Channel./Blitz.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje