AMA rrëzon draftin e qeverisë për mediat online, si u ndanë votat...

AMA rrëzon draftin e qeverisë për mediat online, si u ndanë votat mes anëtarëve

72
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë Rama “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj ndezi debate të forta, pasi  ka të bëjë mediat online dhe përmes të cilit synohej vendosja e gjobave të majme mbi portalet.

Në njoftimin per shtyp, dërguar mediave, bëhet e ditur dhe ndarja e votave të anëtarëve, te cilet ishin kundër kalimit në Parlament të ketij projektligji.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk e realizojnë.

“Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave”, thuhet në reagimin e 3 anëtarëve të Bordit të AMA.

NJOFTIMI I PLOTE

Tre anëtarët e këshillit të AMA, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj thanë sot se ishin kundër kalimit në Parlament të projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i AMA shqyrtoi sot projekligjin e përgaditur nga qeveria dhe sipas procedurës u votua në bord në lidhje me kërkesën e Parlamentit për dhënie mendimi. Me tre vota kundër projektligjitnga pesë anëtarë, AMA jep përgjigje negative në lidhje me ndryshimet që janë bërë ligjit “Për mediat Audiovizive në Republikëne  Shqipërisë”, që synojnë rrregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

Projektligji ngarkon AMA dhe Këshillin e Ankesave në këtë institucion për implementimin e ndryshimeve të pritshme nëse projekligji miratohet në Parlament.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuke  realizojnë.

Propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online.

Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi.

Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY