Basha citon prokurorin e antimafias italiane ndersa thote se Rama po kap...

Basha citon prokurorin e antimafias italiane ndersa thote se Rama po kap Kushtetuesen per 30 qershorin

35
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka cituar prokurorin të Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho ndersa komentoi ngercin qe pati qysh dje Gjykata Kushtetuese.

Basha tha se De Raho foli qartë se “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”. Kjo mjafton, sipas Bashës, për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi. Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi. Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, u shpreh Basha.

Basha dha sonte nje konferencë para mediave lidhur me përplasjen që ka ndodhur për Gjykatën Kushtetuese.

Basha thotë se kjo që po ndodh tregon se kush në të vërtetë nuk e do reformën në drejtësi.
Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni nuk është më përjashtimi por rregulli. Kurajoja që kjo maxhorancë u përpoqën që të shkelnin kushtetutën në mënyrë që të kapnin një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe lehetësia që u munduan të kalojnë atë tregon dimensionin e vërtetë kriminal.

Është tregues i paligjshmërisë totale. Parlament i paligjshëm. Bëjnë teatër dhe kalojnë ligje që të vjedhin e kërdisin shqiptarët. Në këtë kuadër do parë edhe teatri 3-ditor për Gjykatës Kushtetuese”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY