VIDEO/Aksident me 1 viktimë në Lezhë, përplasje e fortë e makinës me...

VIDEO/Aksident me 1 viktimë në Lezhë, përplasje e fortë e makinës me motorin

65
0
Shares

Një aksident i rende ka ndodhur në mesditë në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të Balldrenit.

Mësohet se është përplasur një automjet me një motor dhe nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person. Raportohet për një person të vdekur, i cili eshte drejtuesi i motorit, 61-vjeçari Zef Stenaj.

Sic shihet nga pamjet është automjeti tip “Ford” që ka përplasur motorrin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY