Aksident i rëndë në Levan-Fier, anëtarët e një familjeje përfundojnë në kanal

Aksident i rëndë në Levan-Fier, anëtarët e një familjeje përfundojnë në kanal

76
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Levan–Fier.

Tre persona të së njëjtës familje, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Toyota” me targa greke YKT 5006 kanë përfunduar jashtë rruge para pak minutash.

Makina, për shkak edhe të reshjeve të shiut ka dalë jashtë rruge, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre.

Mjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në kanalin anësor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe autoambulanca.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY