Sherri me studentët e Ekonomikut, flet dekani: Agresorët të dalin para ligjit,...

Sherri me studentët e Ekonomikut, flet dekani: Agresorët të dalin para ligjit, mos guxojnë të prekin studentë tanë

46
0
Shares

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur me studentët e Ekonomikut e ka sqaruar dekani Dhori Kule.

Në një dalje për mediat, dekani ka apeluar që autoritetet ligjzbatuese të ndjekin autorët dhe t’u japin dënimin e merituar.

Ai theksoi se përplasja mes tyre ka ndodhur pasi ka mbaruar mësimi. Dekani tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë.

“Pasdite dje gjatë zhvillimet të mësimit, një pedagoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë.Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje.Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo, por as jashtë  në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë  duhet të përgjigjen patjetër  para ligjit”,-u shpreh ai.

“Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”-tha Kule.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY