DETAJE/Besnik Muçi del para KPA: E mësova të vërtetën mbi biznesmenin pas...

DETAJE/Besnik Muçi del para KPA: E mësova të vërtetën mbi biznesmenin pas raportit të DSIK

88
0
Shares

Edhe pse Besnik Muçi u dekretua nga presidenti Ilir Meta si  anëtar i Kushtetueses, prokurori ka disa çështje ende të pambyllura me procesin e Vetting.

Besnik Muçi është paraqitur para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku do të vlerësohet në bazë të tre kritereve, ligjëshmërisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Në seancën e kaluar, KPA kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror. Ndërsa, në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet dhe i janë përcjellë Komisionerit Publik dhe subjektit.

Lidhur me këtë, prokurori Muçi ka deklaruar se vetëm pas raportit të DSIK ka mësuar se shtetasi A. L., që është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Tiranë dhe që i kishte vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”, ka qenë i përfshirë në një procedim penal.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

Kjo ka qënë nje pjesë e bisedës së zhvilluar gjatë seancës së sotme: 

Muçi: pasi u njoha me përgigjen rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillim procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: Unë këtë e kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY