Pasi tentativës për përdhunim, studenten në Elbasan po e kërcënojnë: Hiq padinë ose do të të vrasim

Ndaje

Rovena Zekaj, studentja e universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rrëfen për “Shekulli”-n momentet tronditëse, me të cilat u përball pak ditë më parë, nga tre agresorë, të cilët tentuan ta përdhunonin.

Ajo bën të ditur, se personi i cili ka arritur të identifikojë dhe më pas të ngrejë padi për të, Olsi Çanga, është lënë i lirë nga Gjykata e Elbasanit për shkak të mungesës së provave. Ky vendim e ka tronditur edhe më shumë të renë, teksa deklaron se jeta e saj është në rrezik, duke u shprehur më tej, se do të kërkojë mbrojtje nga policia.

Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për të pandehurin. E gjithë kjo ka ndodhur pasi gjykata pretendon se ka mungesë provash për të  pranuar kërkesën e Prokurorisë për 40 ditë burg ndaj shtetasit Olsi Çanga.

Në këtë rrëfim për gazetën “Shekulli”, 22-vjeçaria Rovena Zekaj thotë se pas denoncimeve të bërë në polici, çdo ditë merr telefonata kërcënuese. “Asgjë nuk ka mbaruar, pasi bërë denoncimin, madje edhe sot (dje) kanë ardhur mbi 20 thirrje me privat. Janë meshkuj, zëra të ndryshëm të cilët më thonë ‘tërhiq padinë që ke bërë, pasi do të vrasim nëse nuk e bën’”, thotë ajo. Studentja më tej tregon se personi që tentoi ta përdhunonte, ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk e kishte parë asnjëherë më parë.

Ja dhe rrëfimi i saj me detaje të reja: 

“Nuk do ta harroj kurrë atë momente”, tregon ajo mes lotësh. “Sapo kalova rrugën, njeri prej tyre pas pemëve të rrugicës ku po kaloja më kapi nga fyti dhe më rrëzoi në tokë. Po bërtisja, po dridhesha, nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Më hipi sipër dhe nisi të më prekte turpin.

Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Fatmirësisht veshur kisha një bluzë trupore, e cila ishte e lidhur dhe ai nuk pati mundësi të ma hiqte. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, nuk mundem, ufff është e tmerrshme…” (Qan).

”Nuk doja të më zotëronte, nuk mund ta bënte, në ato momente, po bërtisja me aq sa kisha fuqi, një dritë makine kaloi aty pranë dhe ai u largua”, deklaron e tronditur ajo duke shtuar se babai i saj eshte nisur nga Italia, ndërsa tregon se programin e studimeve do te detyrohet ta ndërpresë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje