Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi në posedimin e 104 kg kokainë dhe mbi 800 mijë euro cash.
Ata janë ish ushtaraku marinar Jonid Billa i larguar në 2013 nga Forcat e Armatosura dhe Etjon Metkaj, për të cilët kanë nisur hetimet edhe në Shqipëri. Po ashtu në këtë operacion u arrestua edhe një kroat i quajtur Anta Bilic.
Sipas mediave greke dy shqiptarëve dhe kroatit të arrestuar iu sekuestruan edhe rreth 825 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndës narkotike. Njëri prej shqiptarëve sipas mediave greke, thuhet se ishte edhe drejtuesi i grupit, ndërsa në momentin që u arrestua, ka ironizuar edhe policinë duke thënë: Bravo më kapët.
Për operacionin pati shkruar dhe ministri grek i brendshem, i cili kishte postuar dhe videon teksa operacioni po finalizohej.
Sipas asaj që u raportua, në një banesë në Attica, Policia ka zbuluar 105 kilogram kokainë të fshehura në një enë me rërë dhe në një furrë.
https://twitter.com/chrisochoidis/status/1189838622347931649?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1189838622347931649&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.droni.al%2F2019%2F10%2F31%2Fvideo-105-kg-kokaine-te-kapur-ne-greqi-ministri-grek-publikon-pamjet-e-para%2F
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












