Vrasja e Eri Zefit/”Shoku i ngushtë e nxorri në pritë”, ngujohen familjarët...

Vrasja e Eri Zefit/”Shoku i ngushtë e nxorri në pritë”, ngujohen familjarët e të akuzuarit Mikel Alia

94
0
Shares

Familjaret e personit që u shpall në kërkim për vrasjen e Eri Zefit në Mirditë janë ngujuar në fshatin e tyre në Fan.

Këtë vendim familja Alia e mori sapo doli lajmi në media, që Mikel Alia është i dyshuar për ekzekutimin e 34-vjeçarit.

Ata nuk e kanë pranuar që djali i tyre të ketë dorë në këtë ngjarje dhe i kanë kërkuar policisë dhe prokurorisë të zbardhin ngjarjen sepse po njollosen pa shkak.

Por megjithatë për t’u mbrojtur nga çdo gjë e papritur ata kanë marrë masat e tyre sipas Kanunit.

Mikel Alia 40 vjeç është fshehur dhe sipas policisë ai është personi me të cilin Eri Zefi shkoi në Fan të Mirditës megjithëse ruhej prej gjakmarrjes.

Sipas hetuesve Mikel Alia ishte shok i ngushtë me viktimën, por kishte dhe  lidhje miqësore me fisin Ndreca në Durrës, familje kjo në gjakmarrje me familjen Zefi.

Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi

i tij u gjet 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan./ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY