Pasi Sokol Balla i zuri vendin, Rudina Xhunga zbulon emisionin e ri

Pasi Sokol Balla i zuri vendin, Rudina Xhunga zbulon emisionin e ri

161
0
Shares

Pak kohë më parë Sokol Balla u bë pjesë e News 24, me emisionin e tij “Real Story”, mirëpo një lëvizje e tillë e bëri të paqartë të ardhmen e Rudina Xhungës e cila drejtonte emisionin “Dritare”.

Në një intervistë për “News 24”, Rudina ka zbuluar se do të vazhdojë të jetë pjesë e të njëjtit televizion, por me një emision të ri. Emisioni do të quhet ‘Shqiptarët e mrekullueshëm’ dhe do të jetë një format i ri.

“Unë këtu kam qenë gjithmonë nuk kam ikur asnjëherë. Kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Vjen në një formë tjetër. Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet. Por do jetë të dielën emisioni i aktualiteti që të bën të shpresosh. Ajo që ndiej unë me njerëzit është që ky vend nuk bëhet, unë hyj te njerëzit që besoj te ky vend dhe te njerëzit e këtij vendi. Ky është një cikël emisionesh dhe do të quhet ‘Shqiptarët e mrekullueshëm’. E gjeta këtu shikuesin, dua t’i thërras të jenë me mua ditën e diel për histori shqiptarësh që njohin apo dhe nuk i njohin”, ka treguar Rudina për News 24.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY