Vidhnin portofolat e qytetarëve në urban, policia jep detajet e operacionit: Dy të arrestuarit të dënuar më parë

Ndaje

Policia ka zbuluar se kush janë personat e dyshuar si hajdutët e portofoleve në urbanet e kryeqytetit.

Burime zyrtare bejne me dije se është arrestuar një 41-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një person i dytë rreth 65-vjeç. Policia i ka dokumentuar me  prova ligjore 5 raste të vjedhjes së portofolave nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga shqetësimet dhe kallzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje). Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje)”,-informon policia.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:

Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

KB/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje