Berisha zbulon planin e Edi Ramës: O Kajmakun ose do të zhduket bashkia e Vorës

Ndaje

Agim Kajmaku me herët u denoncua nga opozita e cila zbuloi se kryetari i dale nga votimet e 30-Qershorit, ishte i dënuar më parë në Greqi. Këto denoncime i faktoi dy ditë më parë dhe Prokuroria dhe andaj opozita ka kërkuar ditën e sotme që KQZ ta shkarkojë nga detyra.

Nga ana tjetër kemi një tjetër reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili zbulon se çfarë ka në plan Edi  Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka ‘zbuluar prapaskenat’ e Ramës, ku sipas tij kryeministri po mendon të zhdukë Bashkinë e Vorës nëse largohet kryetari i Bashkisë.

“O Kajmakun ose zhduket Vora!Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar per fallsifikim parash ne Greqi eshte fiks Kajmaku i partise, kreu i Meduzes thuhet se po mendon per te zhdukur Bashkine e Vores, sipas kesaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk ka Vore dhe qytetare, duke treguar se banditizmi i kryekreut te meduzes ka kufinj vetem qiellin! Kesaj i thone O Kajmak o Kajmakli une e zhduk Voren per ty! sb”, shkruan Berisha.

KB/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje