Armand Kocerri i bandës së Habiljave, prokurori kërkon 15 vite burg

Armand Kocerri i bandës së Habiljave, prokurori kërkon 15 vite burg

136
0
Shares
Moisi Habilaj ne gjykaten e Catanias

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot 15 vite burg për Armando Koçerrin, ndërkohë që vendimi i gjykatës do të jepet me datë 7 nëntor.

Armando Koçerri po hetohet si pjesë e bandës së Habiljave pasi u kap me 4 ton kanabis në banesë në Babicë të Vlorës.

Koçerri akuzohet vetëm se ka bashkëpunuar duke dhënë në dispozicion magazinën e shtëpisë për të mbajtur lëndën narkotike.

Armando Koçerri ishte i vetmi anëtar i Habilajve që ndodhet në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY