FOTO/Aksidenti tragjik në tunelin e Elbasanit i mori jetën, i jepet lamtumira e fundit vëllait të deputetes

Është përcjellë për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes të PS, Blerina Gjylameti.

Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë  lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën në një aksident tragjik, pasditen e të shtunës, në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan. Shkaka u bë parakalimi i gabuar i makinës ku udhëtonte Maçolli, ndërsa makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje