Sherri mes vajzave VIP, Kejvina dhe Oriola i zunë pritë poshtë shtëpisë...

Sherri mes vajzave VIP, Kejvina dhe Oriola i zunë pritë poshtë shtëpisë moderatores së njohur

162
0
Shares

Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Sherri i bujshëm është kaluar në fshehtësi, por njëra prej protagonisteve e ka konfirmuar ngjarjen për Anabel.al.

Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj.

Në prononcimin e saj, Shkira u shpreh se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.

Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.”

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY