VIDEO/Zhdukja e 11-vjeçarit shqiptar në kampet siriane, Cakaj nuk komenton publikisht: Çështje...

VIDEO/Zhdukja e 11-vjeçarit shqiptar në kampet siriane, Cakaj nuk komenton publikisht: Çështje shumë e ndjeshme

56
0
Shares

Teksa ka ripërsëritur qëndrimin e Kryeministrit Rama, Gent Cakaj u shpreh para mediave diten e some,  se mungesa e konsensusit nuk vjen prej dallimeve të brendshme të dy vendeve , por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen e BE.

Ky dështim, nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e drejtpërdrejtë, e një rrethane kur BE është në një shqyrtim të vetvetes. Presidenti Macron ka shqyrtim të prerë se nuk mund të ketë zgjerim të BE pa reformim paraprak të saj. Dy vendet u trajtuan në mënyrë identike, sepe dy vendet kanë përmbushur kushtet.” u shpreh Cakaj.

I pyetur për zhdukjen e Alvin Berishës,  djalit të gjetur ne kampin sirian pas iniciativës së të atit, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u shpreh se rasti po trajtohet me seriozitet.

“Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj, ne jemi te angazhuar maksimalisht dhe po bashkëpunojmë më partnerët tanë. Është një çështje shumë  e ndjeshme që ne nuk mund të komentojmë publikisht. Po e trajtojmë rastin me shumë seriozitet.”, u shpreh Gent Cakaj.

Ministri live:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/730825014051043/

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY