Berat, 3 persona nen bresheri plumbash per borxhin e lavazhit

Berat, 3 persona nen bresheri plumbash per borxhin e lavazhit

78
0
Shares

3 punonjës te nje lavazhi dhe një personi që ishte duke larë automjetin aty gati mbeten viktima pas nje bresheri plumbash ne drejtim te tyre.

Ngjarja ndodhi ne Berat kur 3 shtetas,që udhëtonin me një automjet tip Benz,kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të lavazhos ku kanë qënë tre punëtorët Ergit Kocaqi, Krenar Dikollari dhe Erjon Gërmau si dhe një qytetar që kishte shkuar për të larë automjetin, shtetasi Muhamet Hysa.

Nga automjeti tip Benz,që drejtohej nga 25-vjeçari Xhoni Spahiu është qëlluar një karikator i tërë pistolete nga i ati i tij,52-vjeçari Vladimir Spahiu por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë nga katër shtetasit që ndodheshin në lavazho.

Pasi qëlluan në drejtim të lavazhos, at e bir së bashku me shtetasin Petrit Qypi,66-vjeç,janë larguar nga vendngjarja dhe në përpjekje për ti shpëtuar forcave të policisë,ata kanë hedhur nga makina armën “pistoletë” në mes të rrugën nacionale Berat-Poliçan,në lagjen Uznovë.

Në ndjekje të tyre janë vënë forca të shumta policie,të cilët 20 minuta më vonë kanë arrestuar në dalje të qytetit tre shtetasit: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypin.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 52-vjeçari Vladimir Spahiu ishte pronari i lavazhos dhe këtë lavazho ja kishte dhënë me qera shtatasit Hektor Arrëza,i cili prej disa muajsh nuk i kishte paguar lekët e qerasë.

Njoftimi i policise:

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armëbajtje pa leje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY