Protesta me zinxhirë te Unaza e Re, policia mbush unazën

Protesta me zinxhirë te Unaza e Re, policia mbush unazën

49
0
Shares

Banorët e zonës së “Astirit” kanë vijuar edhe sot protestën e përnatshme kundër shembjes së shtëpive të tyre, që preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri tek “Dogana”.

Në mënyrë simbolike, ata u lidhen me zinxhirë duke shprehur mungesen e frikës ndaj burgosjes.

Në dallim nga netët e tjera, banorët e “Astirit” vendosën që qendresën e tyre ta zhvendosnin nëpër trotuare, për arsye se forcat e Policisë kanë blinduar zonën dhe nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 10 octobre 2019

Pas arrestimit të 6 personave për bllokimin e rrugës dhe pengimin e qarkullimit rrugor në protestën e para disa ditëve para Drejtorisë së Policisë, është intensifikuar prania e forcave policore që mbikqyrin protestën e përnatshme të banorëve të “Astirit”.

Mësohet se dhjetra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në zonë. Nga ana tjetër, banorët të mbështetur dhe nga opozita deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar po ashtu  lirimin e 6 protestuesve.

Vazhdon terrori ne Unazen e Madhe. Me qindra narkohorra me urdher te Edvin Droges kane rrethuar zonen.Denoj me ashpersine me te madhe kete dhune kriminale dhe provokim te ulet te protestuesve paqesor te pamposhtur qe mbrojne shtepite e tyre dhe kerkoj lirimin e menjehershem te protestuesve te arrestuar! sb

Publiée par Sali Berisha sur Samedi 12 octobre 2019

Partia Demokratike ka dorëzoi sot një padi kundër Policisë në Prokurori, pasi e akuzon për ushtrim dhune dhe terrori ndaj banorëve të “Astirit”.

Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re.Qindra narko bandite me uniforme rrethojne heronjte qe mbrojne shtepite e tyre!Narkohorrat kane arrestuar gjashte protestues! Turp! Krim! sb

Publiée par Sali Berisha sur Samedi 12 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY