Bullgaria vendos 20 kushte për Maqedoninë pak ditë para vendimit të BE

Bullgaria vendos 20 kushte për Maqedoninë pak ditë para vendimit të BE

59
0
Shares

Bullgaria nga dita e hënë ka dhënë mbështetje për integrimin e Maqedonisë në BE, por me kushte shumë të papranueshme sipas mediave të Maqedonisë.

Qeveria bullgare ka miratuar pothuaj njëzetë pika në fillim të javës me pozicione maksimaliste, që Maqedonia e Veriut të heq dorë nga përmendja e pakicës maqedonase që jeton në Bullgari, mënjanim të nocionit “okupator bullgar fashist” nga tekstet në librat mësimor dhe shkrimet e përmendoreve dhe pllakave përkujtimore si dhe një sërë tjerash, të cilat janë në vijë të origjinës absolute bullgare të popullatës sllovene në Maqedoni, shkruan portalb.mk.

Menjëherë pastaj retorikën antievropiane e përforcoi parlamenti bullgar të mërkurën me deklaratën për mbështetje të dhënies së datës për fillim të negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por duke i përsëritur kushtet ultra-nacionaliste. Lista e kushteve të pakontestueshme për Maqedoninë gjatë hapjes së secilit kapitull u përputh në mënyrë identike me ultimatumin e qeverisë bullgare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY