Ylli japonez i xhazit, 2 koncerte ne Tirane

Ylli japonez i xhazit, 2 koncerte ne Tirane

48
0
Shares

Në kuadër të Edicionit të tetë “Tirana International Jazz Festival”, Ambasada e Japonisë ka ftuar Z. Senri OE, muzikantin, kompozitorin, pianistin dhe kantautorin e mirënjohur të muzikës xhaz për të performuar për publikun shqiptar.

Ai do të luajë në piano dy netë radhazi në Sallën “Tonin Harapi” të Shkollës “Jordan Misja”, në datën 11 tetor në orën 20:00 dhe datën 12 tetor në orën 18:00.  Z. OE do të organizojë gjithashtu, një seminar në Sallën “Tonin Harapi” të Shkollës “Jordan Misja” datën 12 tetor në orën 11:00, për të ndarë me entuziastët shqiptarë të xhazit përvojën e tij personale mbi aspektet e ndryshme të kësaj rryme muzikore.

Z. OE është një muzikant japonez i cili vendosi ti përkushtohet pasionit të tij për muzikën xhaz në moshën 47 vjeçare; duke lënë pas krahëve një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në rrymën e muzikës pop në Japoni, gjatë së cilës fitoi edhe çmimin “Japanese Grammy”, për të ndjekur Muzën e tij artistike.

Aktualisht, ai është duke jetuar ëndrrën e tij në New York, duke ri-zbuluar vazhdimisht veten si një artist i muzikës xhaz, duke iu përkushtuar kompozimit të muzikës xhaz, dhe duke mahnitur vazhdimisht dëgjuesit dhe bashkëpunëtorët e tij me pasionin, entuziazmin dhe dashurinë për muzikën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY