Policia “justifikohet” me Kodin Penal, ja pse u arrestuan 3 banorët ...

Policia “justifikohet” me Kodin Penal, ja pse u arrestuan 3 banorët e Astirit

75
0
Shares

Policia ka dhënë shpjegime lidhur me arrestimin e tre banoreve te Unazes së Re, shkak nga i cili u zhvillua protesta e ditës së sotme para Drejtorisë së Policisë.

Në një njoftim për mediat, policia deklaron se tre personat e arrestuar kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin rrugor. Me ndryshimet e Kodit Penal që hynë në fuqi pak ditë më parë, bllokimi i rrugës dënohet me burg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
S. D., 56 vjeç;G. Sh., 54 vjeç;
I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Pasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY