‘Edi Rama person non grata’, kryeministri pritet me pankarta, dy të arrestuar në Serbi

Ndaje

Policia serbe arrestoi dy aktivistë të Partisë Nacionaliste Demokratike të Serbisë (DSS) dhe konfiskoi një pankartë ku lexohej ‘Edi Rama person non grata’.

Sipas Ora News, aktivistët po protestonin përpara ndërtesës ku po zhvillohet takimi trepalësh mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrave Rama dhe Zaev.

Kujtojmë se Edi Rama ka udhëtuar drejt Novi Sad për t’u takuar me kryeministrin Zaev, Presidentin Vuçiç dhe kryeministren serbe Brnabiç. Marrëveshjes për “mini- shengenin” mes tre vendeve e ka paraprirë një darkë mbremjen e kaluar në një prej lokaleve te qytetit.

Fokusi i takimit trepalësh ishte “shengen” i vogël ballkanik, me qëllimin integrimin e tregjeve në rajon, heqjen e pengesave doganore si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Ballkan.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje